Zinedine Zidane nuk ka dashur të komentojë kartonin e kuq të Sergio Ramos, edhe pse brenda ziente.
Kapiteni dhe mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, la në lloç të tijtë në sfidën kundër Barcelonës, duke u ndëshkuar me të kuq në minutën e 77’të.
Pas ndeshjes, që Barcelona e fitoi 3:2, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk do të komentojë asgjë për gjyqtarët, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë sezonit.
“Kartoni i kuq i Ramos? Gjyqtari vendosi ashtu dhe ne e pranojmë”, ishin fjalët e Zidane.