Fajin e ka Mbape që Ronaldo s’u kthye në Old Traford

Shpresat e Manchester Unitedit për transferimin e Cristiano Ronaldos janë shuar nga një djalosh imcak.

Sipas Sunday Times, vendimi i Kylian Mbappes për tu transferuar në Paris Saint-Germain para Real Madridit, ka shuar shpresat e Manchester Unitedit për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Sunday Times shkruan se Los Blancos ishin të gatshëm ta lejonin largimin e Ronaldos drejt Old Traffrodit nëse do të transferonin Mbappen nga Monaco.

Por, ylli i ri i Francës vendosi që ta refuzojë kampionin e Evropës dhe Spanjës me pretekstin se do të ishe i ngarkuar për të qenë pasardhësi i drejtpërdrejtë i Ronaldos.