Luks galaktik, Zidan e paralajmeron Bejlin për stolin

Zinedine Zidane ka paralajmëruar Gareth Bejlin se mund të mbetet në stolin e rezervave.

Sipas portalit sportiv spanjoll, Don Balon, Zinedine Zidane i ka thënë Gareth Bale që të prodhojë më shumë ose të rrezikon të humbë statusin e titullarit pas paraqitjeve të mira të Marco Asensio.

Nëse ndodh kjo, sipas Don Balon, Bejl gjatë janarit mund të largohet nga kampioni i Evropës dhe Spanjës.

Gjatë verës Bejl ishte në radarin e Manchester Unitedit, por vendosi që të mbetet në Real Madrid. Por, në janar ‘Old Traffrod’ sërish mund të jetë një mundësi për uellsianin.