A është De Brujni pasuesi më i mirë në historinë e Premierit?

Faktet flasin vetë dhe një nga lojtarët e shquar anglezë, Xhemi Redknap, e quan më të mirin. Për të, Kevin De Brujn ka lënë pas legjenda të Premier Ligës si Frenk Lampard apo Denis Bergkamp, kur vjen puna tek pasimet dhe tek asistet për gola. Këtë sezon, ylli i Mançester Sitit ka 8 asiste për gol, ka shënuar 6 gola vetë, ndërsa ka krijuar 56 raste për gol, si dhe ka dhënë  1035 pasime në gjysmëfushën kundërshtare. Për asistet është numri 1 së bashku me një tjetër, për rastet për gol është numri 1 dhe për pasimet është numri 1.

Për Redknapin, epërsia e De Brujnit ndaj Lampardit apo Bergkampit është tek guximi i tij, pasi ai vrapon më shpesh drejt zonës kundërshtare, duke përfituar edhe nga fiziku dhe shpejtësia e madhe. Renditja e ish-mesfushorit të Liverpulit, Redknap, është e tillë: 1. De Brujn, 2. Bergkamp, 3. Lampard, 4. Fabregas, 5. Ozil, 6. David Silva, 7. Skoulls, 8. Kantona, 9. Shabi Alonso, 10. Berkoviç.

Sfidanti.al