Conte tani duhet të qetësohet; firmosi rinovimin 2 vjeçar me Chelsean per 10 milionë Euro

Antonio Conte mund të qetësohet dhe të mendojë lirisht për sezonin e ri me Chelsean. Trajneri italian rinovoi kontratën me Blutë e Londrës edhe për dy vjet të tjerë, një kontratë kjo që shoqërohet edhe me një ndryshim të pagës së tij e cila arrin në 10 milionë Euro në sezon. Konfirmimi i lajmit për rinovimin e kontratës u bë në mbrëmjen e së martës përpara se Chelsea të nisej drejt Azisë ku do të luajë ndeshje me Bayernin, Arsenalin dhe Interin. Me nënshkrimin e kontratës së re të  Contes me Chelsean shuhen përfundimisht  zërat spekulativë që flisnin për një carje në raportet mes italianit dhe padronit të Bluve të Londrës, Roman Abramovich, zëra që shkuan deri aty sa të theksonin se qëndrimi i contes në Stamford Bridge ishte cdo ditë e më shumë në dyshim.

sfidanti.al