Drejtuesit e Dortmund: Milan tregoi mungesë respekti për Aubameyang

Shefi Ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans Joachim Watzke lëshoi kritika të forta ndaj Milanit të cilët kohët e fundit kanë hyrë në garë për blerjen e Pierre Emerick Aubameyang. ‘Nuk është e mundur të shohësh Drejtorët Sportivë të klubeve të tjerë të vijnë e të thonë: Dua këtë apo atë lojtar-tha Watzke në një intervistë për Sky Deutschland-kjo ndodhi me Milanin  që tregoi mungesë respekti. Tani kemi një mesazh të qartë për të gjithë: Aubameyang ndihet shumë mirë me ne dhe ne me të. Është e qartë se gjithsesi ai ka këkruar që të provojë eksperienca të reja

sfidanti.al