Ferrari, dëgjo Briatoren: Kokëkuqja mund të mos triumfojë në F1 as këtë vit

Nga fitorja e dyfishtë në Monaco, të gabimet e dyfishta në Silverstonë, gjendja shpirtërore te Ferrari ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë këtij sezoni në Formula 1. Ana pozitive që ka kokëkuqja italiane në këtë moment është Vettel që vazhdon të jetë në krye të renditjes së përgjithshme, ana e negative është se diferenca me Lewis Hamilton është reduktuar në vetëm 1 pikë. Për këtë situatë flet Flavio Briatore i cili duket se e ka humbur optimizmin e tij në lidhje me shanset që ka skuderia nga Maranello për të fituar titullin. ‘Më vjen keq, por Ferrari mund të mos e fitojë titullin Botëror as këtë vit-tha Briatore-në Formula 1 nuk bëhen mrekulli. Ndoshta do të kishin më shumë shanse nëse në pjesën e parë të sezonit do të kishin shfrytëzuar më mirë problemet e Mercedes që i ka kaluar të gjitha vështirësitë’.

sfidanti.al