Rummenigge e thotë qartë; Thomas Mueller nuk largohet nga Bayern

Transferimi i James Rodriguez te Bayerni i Mynihut ngriti dyshime për të ardhmen e Thomas Mueller. Ai që mendoi të fshijë të gjitha këto dyshimi ishte Shefi Ekzekutiv i klubit bavarez, Karl heinz Rummenigge  që e përkufizoi futbollistin si të pashitshëm. ‘Thomas vazhdon të jetë jashtë merkatos së transferimeve-tha Rummenigge për revistën  ‘Sport Bild’-për këtë teme nuk ka më diskutime.’ Rummenigge shtoi se sezoni që u mbyll nuk ishte më i miri për Mueller dhe se këtë e di edhe vetë ai, por kjo nuk përbën asnjë problem pasi Thomas e di që duhet të japë dicka më shumë.

sfidanti.al