Xhinobili nuk ndalon, do të luajë edhe një sezon në NBA

Manu Xhinobili, edhe një herë tjetër, do që të tregojë se ai është një fenomen sportiv, pasi ky sportist as argjentinas vendosi që të vazhdojë të luajë, edhe pse është 39 vjeç. Megjithëse, në fund të sezonit të kaluar, u paralajmërua se Xhinobili me siguri që do ta dilte në “pension”, ky basketbollist i madh, ndërkohë, i ndryshoi planet dhe u ul në tryezë me krerët e San Antonios.

Sikurse bëhet e ditur, të dyja palët janë shumë pranë marrëveshjes, kështu që Manuja do të mbajë të veshur bluzën e San Antonios edhe një sezon tjetër. Me këtë ekip, ai luan që nga viti 2002. Sezonin e kaluar, Xhinobili, mesatarisht, për ndeshje, shënoi 7,5 pikë, dha 2,7 asistenca dhe bëri 2,3 kërcime në tabelë. Trajneri Popoviç është plotësisht dakord që Xhinobili të vazhdojë të luajë edhe një sezon tjetër, duke pasur parasysh përvojën e tij të madhe në NBA.

Sfidanti.al