Çfarë goditjeje e Brazilit ndaj klubeve të Premier Ligës

Me 9 lojtarë në skuadrat angleze, “selesao” pritet të ketë një ndikim shumë të madh në luftën për titull këtë sezon. Pasi nuk i pati futbollistët në dispozicion për ndeshjet eleminatore të Botërorit në shtator, Brazili ka vendosur tani rregullat e veta dhe ua ka ndaluar fubollistëve që të kthehen në Europë përpara kohe. Klubet e elitës angleze shpresonin që yjet e tyre të vinin pak më përpara, por kjo gjë nuk do të ndodhë dhe ata do të humbasin ndeshje në Premier Ligë. Disa skuadra në Amerikën e Jugut luajnë një ndeshje të tretë eleminatore të Botërorit vetëm 1 ditë para sfidave të radhës në Premier. Të njëjtën gjë si Brazili e ka bërë edhe Argjentina, dhe ekipe si Mançester Siti, Liverpuli, Mançester Junajtidi, Çelsi e të tjerë pritet të kenë probleme.

Sfidanti.al