Administratori i deleguar, Bepe Marota, së fundmi foli për largimin e Kontes e të Lukakut, për problemet financiare që po kalohen, si dhe për rinovimet që duhet të bëhen (“të gjithë duan që të rrinë me ne”). Gjithsesi, për momentin, Interi i trajnerit Simone Inzagi, ka një shtyllë të vërtetë që po e mban lart në garën për titull në Serinë A. Kjo shtyllë është veterani 35-vjeçar Edin Xheko, që me numrat e tij ka kaluar edhe vetë Lukakun, duke pasur mesatare goli deri tani 1.04 për ndeshje, si dhe duke shërbyer asiste. Për 2 muaj ka kaluar veten në një vit tek Roma. Ish-sulmuesi Nikola Ventola gjykon se Xheko është një numër 9 i jashtëzakonshëm, dhe duke pasur atë në ekip, trajneri Inzagi ka bërë kthesën tek Interi dhe i ka të gjitha mundësitë për të arritur suksese të mëdha. Siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, “Xheko është antidoti për nostalgjinë tek Interi”.
Sfidanti.al