Menjëherë sapo përfundoi blerja e aksioneve për rreth 305 milionë paundë stërlina, mediat nisën të thurnin skenarët për verën e ardhshme. Njukasëlli me pronësi saudite premton të jetë njëlloj si Paris SG apo si Mançester Siti dhe bashkë me emrin e Filip Kutinjos, doli në skenë edhe një tjetër. Ky ishte ish-trajneri i Interit, Antonio Konte që cilësohet si favorit për të zëvendësuar Stiv Brusin në stol. Menjëherë pasi u shfaq emri i Kontes, u kujtua një intervistë e tij disa ditë më parë, kur ai u pyet për interesimin e Barcelonës dhe Arsenalit. Italiani deklaroi se nuk kishte në plan që të pranonte oferta të tilla nëse do të vinin sepse vëmendja e tij ishte e përqëndruar në një projekt eksitues për vitin e ardhshëm. Mesa duket ky projekt eksitues paska qenë Njukasëlli i sauditëve.
Sfidanti.al