Manchester Unitedi pritet ta paguajë çmimin e kërkuar nga rivali i tyre, Chelsea, për Willianin. Ky transferim ka më shumë gjasa të ndodhë tani që Barcelona është larguar nga gara
Katalonasit e morën Malcolmin nga Bordo pasi iu kërkoheshin 70 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit Willian.
Barcelona nuk ishte e gatshme të paguajë një shumë të tille.
Por, trajneri i djajve të kuq, Jose Mourinho, e dëshiron në skuadrën e tij sulmuesin Willian, me të cilin ka punuar më parë në Chelsea.