Unai Emery ka zbuluar se Arsenali do të mundohet ta blejë edhe një lojtar tjetër para se të mbyllet afati i transferimeve
Trajneri i topçinjve është i lumtur me skuadrën që ka tani, por është duke kërkuar për një fytyrë të re që do ta përmirësonte skuadrën e tij.
Klubi nga Londra deri më tani ka blerë 5 lojtarë të rinj, ndër të cilët janë tre mbrojtës, Stephan Lichsteiner, Bernd Leno dhe Sokratik Papastathopoulos, si dhe dy mefushorë, Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi.
Trajneri spanjoll e ka marrë drejtimin e Arsenalit këtë verë, pas largimit të francezit Arsene Wenger.