Kandidohen lojtarët më të mirë në botë, mungon një superyll!

Federata ndërkombëtare e futbollit, FIFA, publikoi 10 kandidatët që janë nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë në botë. Çmimi popullor “The Best” (Më i miri) jepet për të tretën vit me radhë, ndërkohë që atë, gjatë dy viteve të parë, e ka fituar Kristiano Ronaldo.
Futbollisti portugez përsëri është në konkurrim dhe rivalë të tij, këtë vit, janë Antoan Grizman, Kevin De Bryjn, Eden Azar, Hari Kein, Kilian Mbape, Lionel Mesi, Luka Modriç, Mo Salah dhe Rafael Varan. E papritura më e madhe është se në këtë nominim mungon futbollisti më i shtrenjtë në botë, Nejmar.
Sipas bukmejkërsave (qendrave të basteve), Ronado është përsëri favorit, por, sidoqoftë, këtë vit, ai do të ketëdy konkurrentë të fortë, lojtarin më të mirë të Botërorit të fundit, kroatin Luka Modriç, dhe futbollistin e ri më të mirë të Kupës së Botës, francezin Kilian Mbape.
Sfidanti.al