Arsenali dhe Çelsi ishin skuadrat në pole position për të marrë trajnerin Luis Enrike në vend të Arsen Venger apo Antonio Kontes, por në fund vendosën të mos i mbyllin tratativat me të. Arsyeja? Personaliteti dhe arroganca e e teknikut asturian. Të paktën kjo është ajo që shpjegon e përditshmja spanjolle Marca e cila citon burime pranë Arsenalit e Çelsit
‘Bisedimet mes Çelsit dhe Luis Enrikes nuk patën një fund të lumtur-shpjegon Marca-Marina Granoskaia është presoni i besuar i Abramoviç dhe ka detyrën që të administrojë të gjitha aspektet e klubit londinez, sidomos atë sportiv. Në fillim u duk se do të kishte një akord mes trajnerit e Bluve, por personaliteti i Luis Enrikes frenoi gjithcka’.
Edhe në rastin e Arsenalin ishte pak a shumë e njëjta histori, madje te Topçinjtë u shtuan edhe pretendimet financiare shumë të larta të Luis Enrikes.
sfidanti.al