Polemikë me Nedved, Materazzi: Fëmijët e mi kanë parë Champions e Botërorin kur ishin në kopsht

Një rivalitet pa fund që kur shprehet me tone ironikë, nuk bën gjë tjetër vecse të bën të vësh buzën në gaz. Marco Materazzi në Instagram nuk e humbi rastin për t’iu përgjigjur Pavel Nedved që në një intervistë për DAZN deklaroi: ‘Djali im ishte në shkollën e mesme dhe tani drejton makinën dhe shkon në universitet dhe titulli është akoma i yni’

‘Pavel…i urojmë që ai të mund të shohë fitoren e Championsit përpara se të përfundojë studimet, e meriton. Fëmijët e mi kanë parë të fitoj Champions League dhe Botërororin kur ishin në kopsht dhe në shkollën fillore-ishte përgjigjja e Materazzit

Një postim ky që të kujton ironite normale që mund të dëgjosh në ndonjë bar dhe që nuk kanë të bëjnë aspak me helmet që shoqërpjnë shpesh përplasjet verbale mes juventinëve dhe interistëve. Nedved dhe Materazzi i kanë kaluar të gjitha momentet kyce të dualizmit që ka karakterizuar futbollin italian në 20 vitëet e fundit që nga 5 maji e deri te Calciopoli duke kaluar përmes Tripletës së Interit dhe dominimit të kampionatit nga Juventusi deri të paktën sezonin e kaluar. Kur rivaliteti shprehet në mënyrën e duhur, nuk I bën  dëm askujt

Sfidanti.al