Plani Perez dhe 15 rebelët e Superligës; FIFA paralajmëron edhe Juven, Interin e Milanin

‘The Times’ zbuloi planin e Florentino Perez dhe menjëherë pas kësaj erdhi reagimi i fortë i FIFA kundër projektit të Superligës. Qeveria e futbollit botëror që doli në krah të 6 konfederatave, arriti deri aty sa të kërcënojë me përjashtim nga kompeticionet zyrtare të saj dhe UEFA nëse klubet apo futbollistët do të marrin pjesë në Superligë.

Është ky një ‘kërcënim’ që i drejtohet kryesisht presidentit të Realit të Madridit por edhe një sërë klubeve që ishin pjesë e këtij projekti dhe mes tyre ishin edhe Juventus, Inter e Milan

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La Repubblica’, projekti i Florentino Perez  ka si model Euroligën në basketboll; 5 skuadra që kualifikohen në fushën e lojës, ndërsa 15 themelueset janë rë regjistruara direkt me të ardhura të garantuara prej 350 milionë Eurosh për cdo klub të përzgjedhur.

Por cilatr janë këto 15 skuadra ‘të zgjedhura’? Bëhet fjalë për 6 klube angleze; Manchester United, Liverpool, City, Arsenal, Chelsea e Tottenham, 3 spanjolle; Real Madrid, Barcelona e Atletico Madrid, tre italiane; Milan, Juventus e Inter, dy gjermane; Bayern Mynih e Borussia Dortmund, 1 franceze; Psg.

Ndeshjet sipas këtij projekti do të luheshin në mesjavë me 2 grupe me nga 10 skuadra; 4 skuadrat e para në playoff dhe 5 të para në Botërorin e Klubeve të FIFA.

Sfidanti.al