Fitorja e Superkupës ndaj Napolit ishte një thirrje krenarie nga një skuadër që është mësuar vazhdimisht të fitojë, sidomos në 10 vitet e fundit. Gjithsesi, për Juventusin nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe në Serinë A, pasi humbja me Interin e ka lënë në -10 pikë me Milanin dhe -7 me zikaltërit, edhe pse ka një ndeshje më shumë për të luajtur, pikërisht atë me Napolin në Torino. “La Gazeta delo Sport” shkruan se kampionët e Italisë kanë 4 javë në dispozicion për t’ia dalë që të ngushtojnë diferencën ndërsa më pas ngarkesa do të rritet me rikthimin e Championsit. Nuk dihet sesa do t’ia dalin të besuarit e trajnerit Andrea Pirlo pasi ky pakësim distance nuk varet vetëm nga ekipi i tij, por edhe nga gabimet e dy kryesuesve. Do të luhet me Bolonjën, pastaj me Sampdorian në Gjenovë, pastaj pret Romën dhe më tej shkon në Napoli. Në mes është ndeshja e Kupës ndaj SPAL-it. Shpresa juventine është që Milani ta ketë të vështirë me Atalantën dhe Interi kur të presë Lacion, ndërsa do të vijë më tej derbi i Lombardisë.
Sfidanti.al