Lionel Mesin kanë dëshirë të gjithë klubet që ta kenë në radhët e veta, por veshtirë se ai do të mund të lëvizë ndonjëherë, pasi ka ndërmend t’i qëndrojë besnik deri në fund Barcelonës. Sidoqoftë, Bekami legjendar ka dëshirë që ta angazhojë atë me ekipin e tij, Inter të Majamit, në MLS-në amerikane.
Majami, në fakt, është një klub që e ka freskuar ligën kryesore amerikane dhe, me siguri, që ai do të mund të shkaktojë një eufori të madhe midis tifozëve, nëse me të do bashkohej ndonjë emër i madh, si psh. Mesi!
Pronari i Majamit, Dejvid Bekam, ka ambicie që të sjellë në ekipin e tij Lionel Mesin, madje thuhet se edhe ia ka bërë të ditur këtë gjë futbollistit argjentinas, por, sidoqoftë, tani për tani, detyrë kryesore e Bekamit është që të gjeje ose të ndërtojë një stadium të ri për ekipin e Interit të Majamit.
Sfidanti.al