Zllatani stilist : Sa gola kam berë vetëm unë, s’i kanë bërë të gjithë bashkë!

Ekipi, me të cilin luan Zllatan Ibrahimoviçi, LA Galaksi, humbi 5-3 ndaj Totontos në fushën e kësaj të fundit, por, sidoqoftë, askush, nuk flet për rezultatin, por për golin e jashtëzakonshëm të Ibrës që ai e shënoi me një stil Kung Fuje, duke shënuar ndërkohë edhe golin e tij jubilar të 500-të në karrierën e tij sportive. Dhe Zllatani nuk do të ishte Zllatan, nëse nuk do të bënte edhe një deklaratë narciste:
“Është fantastike, kur arrin të shënosh 500 gola dhe unë kam shënuar aq gola, sa nuk kanë shënuar gjatë të gjithë karrierës së tyre të gjithë këta lojtarë që janë këtu, duke i marrë së bashku. Nuk është hera e parë që mua më duartrokasin edhe tifozët kundërshtarë, sepse ata e vlerësojnë atë që bëj unë”. Sikur nuk mjaftoi kjo deklaratë, ai shkroi në një nga rrjetet sociale: “Toronton e kanë bekuar, do ta mbaj mend për një kohë të gjatë golin tim”.
Sfidanti.al