Kënaqësi epike në Serbi mbas humbjes turpëruese të Kroacisë me 6 gola

Kroacia nënkampione e botës pësoi një humbje shpartalluese të paparë 6-0 nga ish-kampionia e botës Spanja në ndeshjen e divizionit A të Ligës së Kombeve, duke bërë që ajo të vihet në qendër të kritikave të forta, sidomos, në vendin e vet, por edhe nga ndonjë vend fqinj. Por, nga Serbia nuk erdhën kritika, por ironi dhe shpoti therrëse, madje edhe mjaft të goditura.
“Si mbaroi seti i dytë, pasi më zuri gjumi, kur mbaroi i pari 6-0?”, ishte një nga komentet serbe në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër shkruante: “Tani kroatët nuk do të quhen më ‘katrorët’’ por ‘gjashtëkëndshët!” Por, sidoqoftë, kapakun ia vuri kjo shpoti:
“Nganjëherë, më mirë ështe të mundesh 0-6 sesa gjashtë herë nga 0-1!”
Sfidanti.al