Drejtori sportiv i Atletikos së Madridit, Andrea Berta, është objektivi kryesor i Mançester Junajtidit për vendin e drejtorit sportiv në “Old Trafford”. Junajtidi do që ta caktojë atë drejtor sportiv që ai të bashkëpunojë ngushtë me trajnerin Zhoze Murinjo. Sipas medias angleze, drejtori ekzekutiv (funksionari më i lartë në klubin e “djajve të kuq”), Ed Uduord, ka bërë një listë me kandidatët kryesorë dhe Berta është në krye të saj.
Ky funksionar italian ka që nga viti 2013 tek Atletiko e Madridit dhe ka luajtur një rol kyç për transferimin në këtë klub madridas të Antoan Grizmanit, portierit Jan Oblak dhe kthimin e Diego Kostës.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi, gjithashtu, ndodhet në “listën e dëshirave” të Uduordit, por ai konsiderohet gati si një “mision i pamundur”. Kandidat i tretë është Pol Miçell, ish-drejtori sportiv i Totenhemit që tani punon në këtë funksion te Lajpcigu.
Sfidanti.al