Florentino Perez do ta mbështesë personalisht Rafael Nadalin që ky i fundit të bëhet president i ardhshëm i Realit të Madridit, njofton media spanjolle. Dihet se raketa nr.1 e botës është është një tifoz i madh i Realit dhe, më 2014, ai mori pjesë vetë personalisht në transferimin e futbollistit të talentuar Marko Asensio nga Majorka te Reali i Madridit
“Nadali do të ishte një opsion fantastik për funksionin e presidentit të Realit. Ai është një nga ambasadorët më të mëdhenj të klubit tonë në botë. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë, por të gjithë e dinë se ai e ka Realin si shtëpinë e vet”, deklaroi Florentino Perez.
Dihet se Nadali ndodhet gjithnjë në tribunën e “Santiago Bernabeut”, kur ka kohë që të ndjekë ekipin e tij të zemrës, sidmos në Ligën e Kampioneve. Kjo është pak e çuditshme, pasi xhaxhai tij, Nigel Anhel Nadal, ka luajtur plot tetë vite me Barcelonën, kapiten i së cilës ai ka qenë një kohë të caktuar.
Sfidanti.al