Ritual i tipit Xheko: fillimisht u diplomua dhe më pas shënon gola!

Edin Xheko, së fundmi, u diplomua në universitetin për menaxhimin sportiv të Sarajevës, duke treguar, pak a shumë, në këtë mënyrë se cilat jenë ambiciet e tij në të ardhmen, kur ai t’i varë këpucët e futbollit në gozhdë.
Sidoqoftë, një lajm i mirë për tifozët e Romës është ai se Xheko është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me “ujkonjën romane”, ndërkohë që thuhet se, mbas mbarimit të karrierës si futbollist aktiv, atij do të mund t’i jepet një post drejtori në klubin roman, ashtu si edhe Françesko Totit. Tani për tani, klubi ka në plan që të nënshkruajë me Xhekon një kontratë njëvjeçare, deri në qershor të vitit 2021, duke filluar nga qershori i vitit 2020, kur edhe mbaron kontrata aktuale.
Tani, Xheko merr te Roma 4 milionë euro në sezon, kurse, në bazë të kontratës së re, sikurse thuhet, ai do të marrë 500 000 euro me pak. Xheko flet katër gjuhë të huaja: italisht, çekisht, anglisht dhe gjermanisht.
Sfidanti.al