Pioli: Harrojini bisedat për rinovimet, duhet të mundim Juventusin

Trajneri i Milanit e di rëndësinë e kësaj fundjavë dhe të asaj që vjen. Skuadra e tij luan shanset për Championsin, objektivi i vetëm i sezonit që ka mbetur për t’u arritur. Kuqezinjtë nuk janë larg, por një humbje me Juventusin do t’i vendoste nën presion, ndaj edhe Stefano Pioli i bën thirrje lojtarëve që të përqëndrohen. i pyetur në konferencë për shtyp për të ardhmen e tij dhe për rinovimet e mundshme, ai pret shkurt. “Nuk është koha për të folur për këto gjëra, – shprehet Pioli, – duhet të mendojmë për të mundur Juventusin. Nuk duhet të harrojmë se nga kemi ardhur”.

Sfidanti.al