Pioli: Gabuam gjithçka në pjesën e parë! S’ka si mendojmë për Napolin!

Vështrimi i trajnerit të Milanit u drejtua menjëherë diku tjetër. Leçe mbeti prapa, çfarëdo që të thuash për të, ndërsa Stefano Pioli mendon për sfidën e radhës, Superkupën e Italisë. Do të jetë në 18 janar dhe do të luhet ndaj Interit, ndaj edhe për kuqezinjtë nuk ka kohë për të “qarë”. “Në pjesën e parë (ndaj Leçes) gabuam gjithçka, – thotë Pioli, – duhet të rinisemi nga pjesa e dytë. Në Superkupë duhet të luajmë me atë energji dhe dëshirë. Superkupa është një trofe që e synojmë”. Përsa i përket Napolit, Pioli nuk dëshiron të mendojë. “Ne duhet të përpiqemi të rigjejmë lojën tonë, – thotë ai, – kjo është kryesorja”.

Sfidanti.al