Barcelona këto ditë është kthyer në kryeqytetin evropian të Pokerit teksa ka pritur për të tretën herë European Poker Tour, evenimenti profesional më i vjetër dhe më i rëndësishëm i kësaj loje në kontinent. Në edicionin e vitit 2019 ku pretendohet të thyhet rekordi i të regjistruarve në vitin e mëparshëm, Kazinoja e Barcelona pa që të pranishëm ishin edhe 2 yje të vërtetë, Xherard Pike dhe Arturo Vidal
Të dy futbollistët morën pjesë në 25K High Roller në ditën e parë, një prej eventeve më të rëndësishme të programit dhe surpriza është se të dy futbollistët që ishin në të njëjtën tavolinë treguan se kanë talent në këtë lojë letrash duke regjistrar rezultate shumë të mira. Pike u rendit në vendin e dytë duke fituar 352 950 Euro, ndërsa edhe Vidal nuk mbeti shumë prapa, i pesti me 134 460 Euro, në total ata fituan 487 410 Euro. Fituesi i ndeshjes në këtë tavolinë ishte spanjolli Huan Pardo që është lojtar profesionist i Pokerit
sfidanti.al