Robben ndërron mendje? Holandezi: Ndoshta pas 2-3 muajsh do ta ndjej shumë mungesën e fushës

Arjen Robben i tha lamtumirën futbollit të luajtur në muajin korrik, por holandezi mund të habisë të gjithë dhe të bëjë prapakthehu në vendimin e tij. Pas një karriere të shkëlqyer dhe pas 10 viteve te Bajerni i Mynihut, Robben duket se nuk është ende plotësihsht i bindur për vendimin e tij për t’u tërhequr

Në një intervistë në një program radiofonik të NPO Radio, Robben nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit të tij në fushat e lojës. ‘Tërheqja nga futbolli i luajtur ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në karrierën time-tha Robben-por unë them gjithmonë; kurrë mos thuaj kurrë. Ndoshta pas 2-3 muajsh do të kem ndjenjën e cuditshme se kam humbur gjithcka dhe shumë shpejt dhe do të duhet të kthehem prapa. Sigurisht që kjo nuk do të jetë e lehtë sidomos me kalimin e kohës

Fjalë këto që të lënë të kuptosh se holandezi duket vërtet i penduar që vendosi të tërhiqet nga futbolli. Në fakt, Robben pavarësisht moshës 35 vjecare do të ishte një aset i vlefshëm për cdo skuadër

sfidanti.al