Tanku te stadiumi i Zvezdës, UEFA: Jo problem, nëse nuk qëllon!

Habi të madhe shkaktoi ditën e djeshme një tank i vendosur përpara stadiumit të Crvena Zvezdës në Beograd. Ishte shpikja më e fundit e tifozëve të zjarrtë të kampiones së Serbisë, duke krijuar edhe debate e komente të shumta nga të gjitha palët. Një televizion zviceran pyeti njërin nga njerëzit e UEFA-s në stadium, përpara ndeshjes së Championsit, dhe ai iu përgjigj: Tanku nuk përbën asnjë problem, nëse nuk qëllon”.

Për tankun u detyrua të fliste edhe ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, ndërsa u ndodh përpara gazetarëve. “Përpara stadiumit të Zvezdës nuk është parkuar një tank, por një maket tanku, – sqaroi ai, – kemi komunikuar me organet e drejtësisë dhe na është deklaruar se nuk ka elementë të veprës penale. Brenda tankut nuk ka ka eksploziv apo predha, asgjë që të rrezikojë jetën e njerëzve”. Padyshim, tanku ishte objekti më tërheqës për tifozët, ndërsa hynin në stadium përpara ndeshjes së plej ofit. Crvena Zvezda u kualifikua për në fazën e grupeve pas barazimit 1-1.

Sfidanti.al