Barça, çfarë të duhet Nejmari kur ke Mesin, Grizmanin, Suarezin?!

Usman Dembele mund të jetë vërtet një “dembel i talentuar”, por Barcelona ka luksin që ta përdorë kur të dojë sulmuesin francez. Reparti ofensiv i katalanasve duket “bombë” që pas ardhjes së Antuan Grizmanit, për të cilin iu paguan 120 milionë euro, Atletikos së Madridit. Në javën e dytë, në mungesë të treshes MSD, kampioni i botës tregoi veten duke udhëhequr skuadrën.

Shpejt në fushë do të kthehen specialistët Mesi e Suarez, që bashkë me Grizmanin, do të plotësojnë repartin ofensiv. Në këtë situatë, gjithë çka i duhet trajnerit Valverde është një sulmuesi plotësues, dhe një i tillë, madje shumë luksoz është Dembele. Po Nejmar çfarë duhet në këtë “konstelacion yjesh”? Propozimi i fundit nga “Kamp Nou” për Paris SG ishte Dembele plus dhjetëra milionë euro, por a mund të jetë braziliani një plotësues luksi?

A nuk do të krijonte tensione ardhja e tij, pasi do të rrezikonte një si Suarezi, apo ndoshta edhe Grizmanin? Në këto kushte, përse katalanasit e morën francezin? Këto janë pikëpyetje të shumta, që do të marrin përgjigje vetëm pas 2 shtatorit, por nëse ka një skuadër në Spanjë që ka nevojë për Nejmarin, ajo është Reali.

Sfidanti.al