Revista franceze France Football, numrin e kësaj jave ia dedikoi Thomas Tuchel. Trajneri është vënë në qendër të kritikave dhe një eliminim i mundshëm nga Liga e Kampioneve mund të sjellë shkarkimin e tij si trajner i Paris Saint Germainit. Për më tepër një nga problemet e mëdha të tij që i janë shfaqur që nga momenti kur mbërriti në kryeqytetin francez kanë qenë polemikat me Drejtorin Sportiv të klubit, Leonardo në lidhje me lëvizjet në merkaton e transferimeve dhe administrimin e skuadrës.
Por jo vetëm kaq, revista prestigjiozë tregon një episod të ngjashëm të Tuchel në momentin e largimit të tij nga Borussia Dortmund. Trajneri gjerman nisi një mesazh tek menaxheri i tij personal Olaf Meinking, por ky mesazh në të vërtetë i shkoi Michael Zorc, mesazh në të cilin ai kritikonte Zorc dhe pas disa ditësh, Tuchel u shkarkua si trajner i Borussia Dortmund, ndërsa pas një viti mori drejtimin e PSG
Sipas France Football, Tuchel nuk e ka në listën e kontakteve në telefonin e tij Leonardon, në mënyrë që të evitojë përsëritjen e mundshme të një episodi si ai në Dortmund. Ndërkaq, Leonardo po studion disa kandidatura për pankinën nëse do të ketë një eliminim të bujshëm të PSG nga Liga e Kampioneve.
Sfidanti.al