Kërcënime me vdekje për Zinchenkon, reagon: Tani s’mund të bësh gabim as në gjysmëfushën e kundërshtarit

Në futbollin e sotëm rrjetet sociale janë një pjesë e rëndësishme e ‘punës’. Nëse një yll futbolli nuk ka profil në Instagram apo Twitter konsiderohet si një…dinosaur që nuk dëshiron të përshtatet me mënyrën sesi shkojnë gjërat në botën aktuale. Nga ana tjetër, mundësitë që ofrojnë si tifozët ashtu edhe lojtarët janë të pafundme.

Mund të jesh interaktiv, të njihesh më mirë madje edhe të krijosh një raport që më parë dukej e pamundur. Por edhe mund të…të fyejnë dhe kjo është ana tjetër e medaljes. Vetë protagonistët e nënvizojnë këtë  gjë që e tregon edhe rasti i Zinchenkos.

Futbollisti i Manchester City u bë protagonist i një episodi kyc të ndeshjes mes Gjermanisë dhe Ukrainës pasi humbi një top në gjysmëfushën gjermane ndaj Goretzkës. Ishte ky momenti kur skuadra e Loë barazoi për të fituar më pas ndeshjen 3-1. Situata shkoi deri aty sa tifozët e kapën me Zinchenkon dhe familjen e tij, dicka që futbollisti nuk e vlerësoi aspak duke reaguar në rrjetin social Instagram.

‘Duke parë të gjithë baltën që u hodh mbi mua dhe familjen time pas ndeshjes, jam gjithnjë e më I bindur se cfarë tifozësh kemi dhe sesi e kuptojnë tifozllëkun-tha Zinchenko që kishte marrë fyerje të shumta e deri në kërcënime gjë që e detyroi atë të kthejë profilin e tij në Instagram në privat.

‘Për fat  të mirë apo të keq, pretendimet janë kaq të mëdha sa nuk të lejohet të bësh gabimin më të vogël as në gjysmën e fushës të skuadrës tjetër. Përsëris, urojnë vdekjen tënde dhe të të gjithë familjes tënde sepse humbe një top në gjysmëfushën kundërshtare’.

Sfidanti.al