Antonio Conte i premton besnikëri Interit dhe këtë e bën në një intervistë për të përditshmen britanike ‘The Telegraph’.
‘Kam këtë sezon dhe një vit tjetër në kontratën time me Interin-tha Conte-kam nisur një projekt këtu dhe të jem i sinqertë dua ta vazhdoj këtë projekt dhe të qëndroj përe shumë vite të tjerë sepse po i vendosim bazat. Lukaku është një futbollist fantastik dhe mund të përmirësohet akoma më shumë për t’u bëtë një ndër lojtarët më të mirë në botë’.
Kudo që shkon, Conte krijon pritshmëri shumë të larta.
‘E di që pritshmëritë mbi mua janë shumë të larta dhe për këtë arsye, shumë herë kur nuk fitoj, kritikohem shumë-shtoi Conte-por nga ana tjetër, fakti që janë këto pritshmëri do të thotë se njerëzit më konsiderojnë të aftë në punën time. Është e rëndësishmë të krijojs një bazë solide për të qenë të përgatitur, pra për të fituar. Ndonjëherë arrin të bësh një punë të pabesueshme. Ndodhi te Juventus dhe ndodhi edhe te Chelsea. Por te Interi shkova kur klubit kishte 10 vjet pa fituar dhe kur nuk fiton për 10 vjet kjo do të thotë se duhet të ndryshosh shumë gjëra dhe duhet të kesh kohë në dispozicion për ta bërë këtë’.
Conte foli edhe për sezonin e kaluar ku në Europa league arriti deri në finale
‘Që të jem i sinqertë, sezonin e kaluar mendoj se bëmë dicla të pabesueshme-tha Conte-sepse të mbyllësh kampionatin me 1 pikë pas Juventusit, të luash gjysmëfinalen e Coppa Italia e më pas finalen e Europa League, mendoj se ishte një sezon shumë i mirë. Projekti ynë është vetëm në fillimin e tij dhe po kriojojmë bazën, themelet për t’i dhënë këtij klubi mundësinë që të qëndrojë në nivelet maksimale dhe të jetë kompetitivë në tentativën për të fituar dicka në cdo sezon’.
Sfidanti.al