Dëmtimet e Ramosit dhe Varanit bëjnë Realin që të dridhet!

Në fund të fundit, ndeshjet në fushë i fitojnë lojtarët, edhe nëse trajnerët mund të jenë të shkëlqyer. Zinedin Zidan e di mirë këtë, dhe lutet që dëmtimet e Sergio Ramosit dhe Rafael Varanit të mos jenë aq të rënda sa t’i prishin punë Realit të tij. Kapiteni i Spanjës dhe i Madridit, Ramosi, doli nga fusha në minutën e 43-të të ndeshjes ndaj Gjermanisë, me një problem serioz, lëndim në muskulin e bicepsit femoral. Është thuajse e sigurt që qendërmbrojtësi nuk do të jetë në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Vijarrealit në La Liga, por ndoshta mund të ketë mungesa edhe më të mëdha. Varan u zëvendësua në pushim të ndeshjes, dhe trajneri i Francës, Deshamp, tha se “ai kishte shqetësime fizike”. Zidanit i mungojnë mbrojtës pasi Militao është i dëmtuar, ndërsa Naço është kthyer në ekip, por ende pa ritmin e duhur të ndeshjeve.

Sfidanti.al