Neymar bëhet sërish protagonist i lajmeve të kronikës rozë. Në fakt jeta dashurore e futbollisti gjithnjë ka qenë te të përditshmet e gossip-eve dhe tani që pas ndarjes me Bruna Marquezine, nuk dihet për asnjë lidhje stabël edhe pse së fundmi emri i tij është lidhur me atë të Natalia Barulich.
Por tani në median braziliane flitet se Neymar prej 8 muajsh është në një lidhje të hapur me këngëtaren Gabily, 22 vjec e lindur në Rio De Janeiro. Gjithnjë sipas medias braziliane, Neymar kontaktoi bashkëkombasen e tij në Instagram në momentin që nisi pandemia. Ata janë takuar në disa raste dhe këtu përfshihet edhe një udhëtim i këngëtares në Paris për të qëndruar disa ditë në banesën e yllit të PSG
Ajo që spikat në këtë histori është se cifti nuk e ka ekskluzivitetin e njëri-tjetrit duke qenë se është një lidhje e hapur. Gabily ose Gabriela Batista, përpara disa muajsh firmosi me Universal Brasil dhe ka publikuar këngë të suksesshme si ‘Voce Gosta Assim’ apo ‘Cansei de ser fiel’.
Sfidanti.al