Ne vitin 2010, Andres Iniesta shenoi golin qe i dha titullin Boteror Spanjes ne Afriken e Jugut, por Topin e Arte te ‘France Football’ e fitoi Lionel Messi. Pas 8 viteve revista prestigjioze franceze vendosi t’i kerkoje ndjese mesfushorit te Barcelones nepermjet editorialit te gazetarit Paskal Ferrè.
Ne artikullin e tij, Ferrè nuk i kurseu elozhet ndaj Iniestes duke e lene te hapur mundesine qe 33 vjeçari te fitoje kete trofe nese ai dhe Spanja e tij fitojne Boterorin e Rusise. Ne artikullin e France Football nder te tjerat flitet edhe per inteligjencen e Iniestes qe kete jave do te beje te ditur vendimin e tij per te shkuar ne Kine.
Vlen te theksohet se Iniesta ne vitin 2010 u rendit i dyti ne garen per Topin e Arte pas Messit dhe para Çavi Hernandez.
Sfidanti.al