Pas Barcelones e Spanjes, Iniesta ndahet dhe me…’Nike’

2018 eshte viti i lamtumirave te Andres Iniestes. Fillimisht spanjolli vendosi te lere Barcelonen pas 22 vitesh per te shkuar ne Japoni dhe me pas la perfaqesuesen e Spanjes pas eliminimit nga Boterori. ‘Divorci’ i trete i 34 vjecarit per kete vit eshte ai me sponsorin teknik ‘Nike’ pas nje bashkepunimi 19 vjecar me te.

Ne ndeshjen e tij te fundit me  Vissel Kobe, Iniesta kishte veshur nje pale kepuce te zeza, dicka qe nuk shkoi pa u vene re, nje zgjedhje kjo qe sipas ‘El Mundo Deportivo’, u be pas zgjidhjes se kontrates se tij me ‘Nike’, marka qe e ka shoqeruar ate gjate gjithe karrieres se tij te pakrahasueshme.

Tashme pritet te mesohet se cili do te jete sponsori i ri teknik i Iniestes dhe per kete do te duhet te presim ndeshjen e radhes se Vissel Kobe qe do te jete ajo me Gamba Osaken’.

Sfidanti.al