Kukësi arriti një fitore me vlera të mëdha në Superligën shqiptare, duke dalë me sukses nga fusha e Teutës. Skuadra nënkampione e Shqipërisë ia doli me shifrat minimale 1-0, falë golit të shënuar nga sulmuesi kryesor, Rezhinaldo, që në minutën e 19-të.
Ekipi i trajnerit Armando Cungu kaloi një provë të vështirë në Durrës, ndërsa Teuta kishte marrë pikë me sukses ndaj Flamurtarit, Tiranës dhe Kamzës.
Me fitoren në stadiumin “Niko Dovana”, kuksianët u ngjitën në kuotën e 7 pikëve, baraz me dy ekipet e kreut të Superligës, Skënderbeun e Flamurtarin, që ndeshen mes tyre ditën e hënë.
Më herët, Kamza triumfoi në fushën e saj ndaj Kastriotit të Krujës me rezultatin 2-0, duke pasur tani 6 pikë e duke qenë fare pranë vendeve të para.
Sfidanti.al