E kishte thënë Murinjo, e deklaroi edhe Sarri. Eden Hazar është lojtar që mund të matet sy më sy me Mesin e Ronaldon, por këtë gjë duhet ta bëjë realitet me impenjimin dhe ambicien e tij supreme. Superylli belg duket se, më në fund, po e bën realitet dëshirën dhe profecinë e dy trajnerëve të shquar, dhe forma e tij e shkëlqyer po e mban Çelsin në krye të Premier Ligës.
Numri 10 nga Belgjika shënoi 3 herë në portën e Kardifit (ndeshja doli 4-1), dhe tani ka 5 rrjeta në 5 ndeshje të luajtura deri tani në kampionatin anglez, një mesatare e denjë për Ronaldon apo Mesin më të mirë. Falë tij, blutë e Sarrit mbajtën hapin e Liverpulit, duke qenë tani dy ekipet e vetëm me pikë të plota në majë të renditjes së Premierit, nga 15. Londinezët, madje, janë të parët me golaverazh më të mirë, 14-4 ndaj 11-2 të formacionit të Jurgen Klopit. Nuk dihet nëse Hazar do të vazhdojë në këto nivele, por nëse e bën, atëherë Çelsi padyshim që do të jetë pretendent ndër më kryesorët për titullin.
Sfidanti.al