Paris Sën Zhermen kërkon të ‘mbulojë me ar’ De Gean për t’ia rrëmbyer Mancester Junajtid

Paris Sën Zhermen nuk humbet kohë në kërkimet për përforcimet e tij për sezonin e ardhshëm. Një nga pozicionet të cilin duhet ta mbulojë me urgjencë skuadra kampione e Francës është në portë. Sipas tabloidit ‘The Sun’, objekrivi i trajnerit Tomas Tuhel është portieri spanjoll i Mancester Junajtid, David De Gea.

Situata në fakt është në favor të parizienëve, pasi De Gea e përfundon kontratën e tij me Djajtë e Kuq në qershor të këtij viti, pra pas 3 muajsh dhe ende nuk ka një rinovim të saj ndërkohë që koha ikën. Gjithnjë sipas këtij tabloidi, Paris Sën Zhermeni e ka bërë tashmë një ofertë për portierin e përfaqësueses spanjolle teksa i kanë përgatiturr një kontratë me pagë prej 21 milionë Eurosh në sezon, një shifër kjo që do ta vendoste atë mes 10 futbollistëve më të paguar të planetit.

sfidanti.al