Kristian Eriksen është një prej futbollistëve që janë në orbitën e Realit të Madridit për përforcimin e repartit të mesfushës sezonin e ardhshëm. Klubi merenges prej muajsh është vënë në ndjekje të tij duke qenë se danezi konsiderohet si pasuesi ideal i Luka Modric aq më tepër që Eriksenit i ka mbetur edhe një vit nga kontrata e tij me skuadrën londineze dhe ai nuk e ka rinovuar ende atë.
Presidenti i Hotspurs, Daniel Levi do të kërkojë që të përfitojë sa më shumë nga ky interes i krijuar rreth një prej futbollistëve më të spikatur të skuadrës së tij. Sipas tabloidit britanik ‘Mirror’, nëse Reali do të nisë ofensivën për Eriksen do të duhet t’i paguajë Totenhemit 150 milionë Euro, një shifër kjo që është 10 herë më e lartë nga ajo që londinezët i paguan Ajaksit kur e morën danezin në radhët e tyre në vitin 2013.
sfidanti.al