Paratë nuk udhëheqin, Superliga e Europës s’ndodh kurrë

Aleksander Ceferin ka thënë se Superliga e Evropës nuk do të ndodh kurrë,,madje kot shpresoni.

Disa prej klubeve të mëdha të Evropës shumë herë kanë shprehur dëshirën e tyre për të krijuar një Superligë të Evropës.

Por, kjo sipas presidentit të UEFA’s, Aleksander Ceferin nuk do të ndodhë kurrë dhe nuk do pranojnë shantazhin e këtyre klubeve.

“Shumë e thjeshtë, paratë nuk udhëheqin. Piramida e futbollit duhet dhe do të respektohet. Disa ligave do u thosha: kurrë nuk do të dorëzohemi përballë shantazheve të disave që duan të manipulojnë me ligat e vogla”, ka thënë Ceferin.

“Futbolli është i bukur. Le ta mbrojmë së bashku, le të luftojmë për atë që besojmë se duhet bërë”