Shoqata e Ligave te Sportit Profesionist Francez (ANLSP) denoncoi sjelljen e tifozeve te Paris Saint Germainit per mosrespektim te rregullave sanitare te vendosura te shtunen gjate ndeshjes miqesore mes PSG dhe Beveren e mbyllur 7-0 nga parizienet.
‘Ishte nje sjellje-thekson ANLSP e cituar edhe nga ‘L’Equipe’-qe perfaqeson nje njolle ne nje moment kur lidere te federatave te ndryshme sportive po kerkojne nje rritje te numrit te tifozeve ne impiante. Sjellja e pak personave nuk duhet te vere ne diskutim gjithcka dhe te vene ne rrezik mbijetesen e nje sektori te tere ekonomik’.
Te ANLSP jane perfshire, ligat profesioniste te futbollit, rugby, ciklizmit, basketbollit, volejbollit dhe handballit.
Sfidanti.al