Nuk ishte një zgjedhje e keqe, dhe diçka të tillë e bëri edhe ndihmëstrajneri Herman Gerland. Gjithsesi, Leon Gorecka ishte i veçantë sepse në kompleksin stërvitor të Bajernit, në “Zebener Shtrase”, mbërriti me një … biçikletë holandeze grash. Nuk kuptohet se përse sulmuesi gjerman nuk pati një biçikletë burrash, dhe përse ndoshta i paska marrë hua biçikletën së shoqes.
Futbollistët e tjerë erdhën me makinat e tyre, po ashtu si trajneri Hansi Flik. Bavarezët e kishin lënë pikën e grumbullimit pikërisht këtë të hënë, për të rinisur përgatitjet me synim fitoren e Championsit. Veprimi i parë, pas mbërritjes, ishte kryerja e testit të koronavirusit pas dy javësh pushimesh. Vetëm pasi të dalin rezultatet mund të thuhet se kampionët e Gjermanisë do të fillojnë punën për së mbari.
Sfidanti.al