MotoGP, Marquez operohet; ne shenjester gara e Brnos

Nje demtim serioz, por Marc Marquez mund te kthehet ne piste per Cmimin e Madh te Cekise ne Brno. Dr. Mir qe te marten do te operoje ne Barcelone kampionin e Botes per nje frakture te pesuar ne krah gjate rrezimit ne garen e pare te sezonit ne Jerez mundohet te jape kohen e riaftesimit te pilotit spanjoll te Hondes.

‘Per te objektivi eshte te kthehet ne piste, ne Brno-shpjegon Dr. Mir per mediat spanjolle-ky eshte demtim serioz dhe pjesemarrja ne garen tjeter ne Jerez eshte e perjashtuar. Nese nervi nuk eshte ndikuar mund te stabilizojme frakturen dhe Marquez mund te kthehet me pare ne piste’.

Megjithate Dr.Mir shprehet me besimin se nuk ka probleme ne nervin radial dhe ne rastin me te keq, do te zgjatet koha e qendrimit te Marquez jashte pistave deri me 3-4 jave. Kjo hipoteze do te ishte nje goditje e forte per Marquez per kete boteror te MotoGP qe do te jete me i shkurter se te tjeret per shkak te pandemise coronavirus.

Sfidanti.al