Nuk ka paqe te Argjentina; Skaloni përplasje me Martinez dhe kritika në media

Te Argjentina vërtet nuk ka paqe. Loja jo e mirë e shoqëruar edhe me mungesën e rezultateve në këtë edicion të Copa America ka bërë që durimi i medias dhe tifozëve të skuadrës bardhekaltër të shkojnë drejt limitit. Kjo u pa edhe pas përfundimit të ndeshjes me Paraguajin e mbyllur me barazimin 1-1.

Në qendër të kritikave ka qenë gjithnjë trajneri Lionel Skaloni që këtë radhë ‘e ngelën në klasë’ pa as hezitimin më të vogël. ‘është në konfuzion total me zgjedhjet e bëra-theksohet në median argjentinase një ditë pas sfidës së Argjentinës me Paraguajin.

Por telashet për Skalonin nuk përfundojnë me kaq. Tashmë në vendin amerikanolatin po diskutohet edhe përplasja mes trajnerit dhe Lautaro Martinez në momentin që trajneri e zëvendësoi me Di Marian. Sulmuesit të Interit padyshim që nuk i pëlaqeu ky zëvendësim dhe kështu që nuk e përmbajti zemërimin e tij

‘Nuk e di se përse dola nga loja, isha mirë dhe mund të vazhdoja-shpjegonte Lautaro martinez për gazetarët me tone të forta kritike dhe e bëri pikërisht vetëm pak metra trajnerit Skaloni që nga ana e tij po lfliste për arsyet që e shtynë atë të zëvendësonte sulmuesin.

sfidanti.al