Maksuell Sherer shfaqen telashet me drejtësinë në horizon. Ish mbrojtësi i majtë i Interit, barcelonës e Paris Sën Zhermenit është denoncuar në 27 mars në Belo Horizonte nga bashkëshortja e tij, Xhulia Andrade për dhunë dhe kërcënim me vdekje.
Mësohet se Andrade u ka treguar hetuesve se ka pësuar agresionin dhe kërcënimet gjatë gjithë lidhjes me ish futbollistin me të cilin ajo ka edhe 4 fëmijë. Xhulia Andrade ka treguar me detaje dhunën e pësuar; në 2012 dëmtoi 2 gishta pasi u sulmua nga Maksuell, ndërsa në 2015 mori kërcënimet me vdekje, po kështu ajo theksoi se Maksuell e kishte goditur me shkelm në këmbën e majtë edhe në Majemi dhe në atë kohë ish futbollisti kishte hequr energjinë elektrike të dhomës dhe e kishte lënë jashtë. por kulmi, sipas Andrades ishte në vitin 2018. ‘Do të shohësh se cfarë do të bëj me ty-ishin fjalët e Maksuell kundrejt saj, gjithnjë sipas versionit të Andrades. Tre muaj pas këtij incidenti të fundit, ajo vendosi të kthehej në Belo Horizonte me të 4 fëmijët.
Gjithnjë sipas rrëfimit të saj, që nga ai moment, Maksuell e ka poshtëruar gjithnjë me mesazhet dhe telefonatat e tij. Sipas avokatit të Andrades, gjykata ka marrë tashmë masat për të mbrojtur duke nxjerrë një urdhër ndalimi për ish mbrojtësin që t’i afrohet asaj e duke i ndaluar edhe telefonatat në drejtim të bashkëshortes së tij.
Ndërkaq, Maksuell ka reaguar menjëherë duke dalë me një komunikatë për shtyp duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. ‘Më vjen keq kur shoh se një person me të cilën kam jetuar, nëna e fëmijëve të mi të mrekullueshëm, përdor ligjin në këtë mënyrë. për hir të fëmijëve të mi do të provoj pafajësinë time të plotë dhe që e gjithë kjo është një gënjeshtër. Në respekt të nënës së fëmijëve të mi, nuk do të bëj komente të mëtejshme-theksohej në komunikatën e Maksuell.
sfidanti.al