Ceshtja Fetel vijon; FIA do të dëgjojë Ferrarin për incidentin në Montreal

Shumë shpejt do të mësojmë nëse Sebastian Fetelit do t’i hiqet ndëshkimi për incidentin me Hamilton në Cmimin e Madh të Kandasë. Për këtë të premte në Lë Kastele, është parashikuar mbajtja e një audience e përfaqësuesve të Ferrarit me komisarët e garës kanadeze për të parë mundësinë e rishikimit të cështjes së Fetelit.

Provat e dhëna paraprakisht nga Kokëkuqja italiane në fakt janë konsideruar të pranueshme në bazë të nenit 14 të Kodit Sportiv të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Do t’u takojë Majk Kern, Mathjë Remeri, Emanuele Pirro dhe Gerd Ens që të japin vendimin përfundimtar pasi Ferrari vendosi që të mos apelojë duke preferuar të ushtrojë të drejtën për rishikimin e kësaj cështje.

Kështu Ferrari do të paraqesë prova materiale për të hequr dënimin e pilotit të tij për të treguar se veprimi në dëm të Hamilton nuk meritonte penalizim dhe tani duket se është krijuar përshtypja se dicka mund të ndryshojë vërtet në të gjithë këtë histori.

sfidanti.al