Ten Hag nuk shkon askund; Ajaksi ‘e mbërthen’ deri në vitin 2022

Erik Ten Hag nuk largohet nga Ajaksi, përkundrazi e zgjat qëndrimin te klubi i Eredivisie. Kampionët e Holandës bënë të ditur rinovimin e kontratës me trajnerin që skadonte në fiund të sezonit të ardhshëm duke e zgjatur atë edhe me 1 vit, deri në 2022

Ten Hag, 49 vjecar mori drejtimin e Ajaksit në dhjetor të vitit 2017 pasi kaloi disa sezone si trajner i parë te Go Ahead Eagles, në filialin e Bajernit dhe te Utrehti. këtë sezon ai fitoi dy trofetë e parë në karrierë teksa fitoi kampionatin holandez dhe Kupën e Holandës.

Por këtë sezon ai me Ajaksin befasuan dhe bënë për vete të gjithë Evropën teksa në Ligën e Kampioneve eliminoi Realin e Madridit dhe Juventusin duke arritur deri në gjysmëfinale të këtij kompeticioni duke u eliminuar në mënyrë dramatike nga Totenhemi pas 3 golëshit të Lukas Moura

Paraqitjet e mira të bërë në Evropë bënë që disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij si De Jong, DeLigt apo Van de Bek të tërhiqnin vëmendjen e klubeve më me peshë të kontinentit, ndërkohë që edhe për vetë trajnerin interesi ishte po kaq i lartë sidomos ai i Paris Sën Zhermenit, por në fund Erik Ten hag vendosi që të qëndrojnë në Amsterdam.

sfidanti.al